RMV/ Projekti i gazifikimit, Rexhepi: Trasimi i rrjetit në përfundim e sipër

Punimet në tre rrjetet gazsjellëse  që përfshijnë vijën Shkup- Tetovë-Gostivar, Kumanovë-Shtip, dhe e treta Negotinë-Kavadar- Prilep dhe Manastir,  janë drejtë përfundimit, thotë për “Intervistën e Javës” Bajram Rexhepi,  drejtori  i Shoqerisë Aksionare“Resurset Energjetike Nacionale”.
Ai tha se 250 kilometrat e para të rrjetit të transmisionit të gazit janë ndërtuar dhe kanë mbetur më pak se 30 kilometra tjera për tu ndërtuar. Rexhepi pranon se vonesat në terren kanë ardhur si pasojë e procedurave të shpronësimit të tokave, si dhe për shkak të krizës me  pandeminë, por siguron që  ketë tre akse së shpejti do të jenë të përfunduara.
“Në kushte dhe regjim normal të punës ne ndërtojmë nga një kilometar në ditë, pra në qoftë se nuk do të kishim probleme pronësore juridike, sepse problemi më i madh është shpronësimi i pronave  sepse kemi një rezistencë të  jashtë zakonshme të pronarëve të tokave  në aksin Shkup-Tetovë dhe Gostivarë dhe ky problem është stërzgjatur pasi që edhe Drejtoria Pronësore Juridike që nga fillimi i pandemisë i ka ndërperë të gjitha aktivitetet dhe kjo na e ka vështirësuar punën në terren”, u shpreh Bajram Rexhepi drejtor i shoqërisë aksionare resurset energjetike nacionale.
Deri tani rreth 4.000 prona janë shpronësuar, ndërkohë që kanë mbetur për tu zgjidhur rreth 300 lëndë  tjera pronësore-juridike, thotë  Rexhepi. Faza e dytë e punimeve parashikon zbatimin e projektit për furrnizim me gazin natyror,  që do të thotë fillimin e ndërtimit të trasës së interkonektimit që  pritet të lidhë RMV-në me Greqinë.
Vitin e ardhshëm pritet të gjendet edhe operatori privat I cili do të jetë i interesuar për të ndërtuar rrjetin shpërndarës të gazit nëpër vendanime dhe të fillojnë përgatitjet për ndërtimin e trasës së rrjetit të transmisionit të gazit prej Gostivar në Kërçovë.
“Me siguri është një prej prioritet tona afatëshkurta që të ndërtojmë prej Gostivari deri në Kërçovë. Akoma nuk kemi projektuar  Kërçovë -Ohër dhe Ohër – Manastirë, plani është se vitin e ardhshëm të nis projektimi I kësaj nyje të rëndësishme për të mbyllur unazën e gazjellësitë dhe realisht besojë se dhe kjo në tre katër vitet e ardhshme të realizojmë”, theksoi Rexhepi.
Kyçjet e para në rrjetin gazjellës do të bëhet në tre faza. Në fazën e parë , të parët do të kyçen harxhuesit e mëdhenj, pastaj amvisëritë kolektive nëpër lagje dhe në fund periferia e qyteteve.
Rexhpi thotë se çmimi i gazit natyror do të jetë për 60 % më lirë se sa energjia elektrike, por, për të përshtatur një objekt banesor prej 80 metra katërorë, për të shfrytëzuar gaz, nevojiten rreth 1.500 euro investim. Nuk përjashtohet mundësia të ketë subvencione për qytetarët ose pagesa me këste për këto instalime.
“Nëse i shikojmë praktikat nëpër vendet tjera në shumicën e rasteve operatorët privat, japin falas në fillim dhe pastaj ato paguhen në afatë varësisht se sa do të jetë marrëveshja 3 ose 5 vjet, por ka edhe raste dhe ne besojmë se do të gjejmë zgjidhje, do të propozojmë në Qeveri që në shumicën e rasteve sociale që mund t’ju oforojmë subvencione”, u shpreh Rexhepi.
Ndërtimi i rrjetit gazjellës është me rëndësi  sepse është i dobishëm edhe për rajonin,  në  vecanti për Kosovën. Maqedonia e Veriut  përveç transmisionit të gazit të nevojshëm për vendin tonë, do të mund të dërgojë sasi të majftueshme të gazit edhe në Kosovë, tha Rexhepi. (TVM2)