RMV/ Rritet numri i të uriturve, kërcënohet pandemi urie!

Tomisllavi dikur ka punuar në Operën dhe Baletin e Maqedonisë. Ai është diebetik, por gjithashtu është operuar nga kanceri në zorrën e trashë dhe është një nga konsumatorët e vakteve që i jep Kryqi i Kuq. Me 10.000 denarë pension invalidor thotë se mund t’i paguajë faturat dhe t’i blejë ilaçet e nevojshme, kurse para për ushqim nuk ka. Ha si një qen, ha çka do të gjej, rrëfen ai.

Marketing

-Kam pension shumë të ulët. 10.000 pension invalidor, ja këto barna tani duhet t’i blej. Nëse më japin këtu mirë, nëse jo, çka të bëj, nuk kam të holla. Kam punuar, do të befasohesh. Kam punuar në OBM. I jam nënshtruar një operacioni shkaku i kancerit në zorrën e trashë dhe prej atëherë më dhanë pension invalidor.
-A mjafton vetëm një vakt në ditë?
-Jo, sot më dhanë dhe nesër do të më japin në shesh, por nga e hëna çka do të bëj… Nuk ka ushqim, nuk ka prej ku të marr.

Nuk ka ndodhur që të mungojë ushqim falë donatorëve, thonë nga Kryqi i Kuq, duke u apeluar kompanive më të mëdha për bashkëpunim. Ushqimi është i llojllojshëm, ka bukë, produkte të qumështit, vitamina, proteina, ushqim adekuat edhe për temperaturat e larta.

“Numri i përgjithshëm i personave të pastrehë që ishin shërbyer të mërkurën dhe të premten ishte rreth 100. Pas paraqitjes së korona virusit, numri është rritur për 50%. Njerëzit të cilët për shumë vite kanë qenë të aftë për të punuar në firma të ndryshme, për shkak të koronës punëdhënësit e kishin patjetër t’i largojnë nga puna. Për këtë arsye këta njerëz janë në situatë pa rrugëdalje, shndërrohen në të pastrehë. Ata që kanë pronë, por nuk kanë kushte elementare për jetë, realisht edhe ata hyjnë në kategorinë e të pastrehëve”, tha Dragana Llazarevska, koordinatore e pikës për të pastrehë “Momin Potok”.

“Bota është në prag të një pandemie urie”, pohon fituesi i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2020, Dejvid Bisli, i cili është kryetar i Programi Botëror të Ushqimit të OKB-së. Në vitin 2021 shumica e njerëzve në botë do të vërejnë rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe rafte të zbrazëta, kurse rreth 270 milionë njerëz do të vuajnë nga uria.

Në suaza botërore, sipas Agjencisë të Ushqimit dhe Bujqësisë, 840 milionë njerëz janë të uritur, e kjo nënkupton se çdo i nënti person në botë është i uritur. Në nivel botëror, Maqedonia zë vend të ulët sa i takon nivelit të urisë. Nga 100 pikë, gjendja në nivelin botëror është vlerësuar me 5.9 pikë, që i bie se 20% e popullsisë nuk konsumon 3 vakte në ditë.

Marketing