RMV/Shifra rekorde me Kovid 19! 180 të infektuar, 2 viktima. Shërohen 11 pacientë

Numër i ri rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Maqedoni të Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 180 raste të reja dhe dy viktima,njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. 105 prej tyre janë nga Shkupi, ndërsa rajoni i dytë me numrin më të madh të infektuarve është Likova me 26 raste të reja. Në këtë Komunë ka 58 raste aktive.

Marketing

Qytetet me më shumë raste
Shkup 109
Kumanovë (Likovë) 26
Shtip 15
Tetovë 13

Në 24 orët e kaluara janë shëruar 11 pacientë.Numri i të prekurve me Kovid 19, shkon në 270, të shëruar 1632.Numri i të vdekurve arrin në 149.Raste aktive janë gjithsej 1009.

Marketing