RMV/Si do të organizohen dasmat këtë verë?Ja çfarë thotë Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen se si do të realizohen dasmat që kanë qenë të planifikaura gjatë kësaj sezone, shtoi se Komisioni për sëmundje infektive është në përgatitije e sipër të një protokolli të veçantë për restorantet edhe për atë se si do të mbahen dasmat. Filipçe tha se të gjithë këto do të bëhen në komunikim me përfaqësuesit e Odave ekonomike.

Marketing

-Shumë pyetje kanë ardhur edhe deri tek ministria e Shëndetësisë sa i përket dasmave sepse njerëzit kanë planifikuar dasma dhe këtu do të ketë kritere të caktuara se si do të rregullohen dhe ndahen tavolinat në dasëm dhe se si di do të mbahet distanca fizike,-pohoi Filipçe.

Të gjitha këto do të bëhen në komunimim me odat ekonomike dhe do të ketë edhe modifikimë varësisht kërkesave dhe sugjerimeve të përfaqësuesve të këtij sektori. Mirëpo ministri Filipçe shtoi se tani për tani është ende herët të flitet për këtë temë por nga mesi i muajit maj do të jetë gati një koncept i tillë.

Marketing