RMV/ Sonte ora policore fillon nga ora 24:00 deri në ora 04:00 të mëngjesit

Pasi që gjatë ditës së djeshme nuk kishte kufizim të lëvizjes për shkak të festës së Fitër Bajramit, sonte nga mesnata fillon ora policore dhe do të zgjasë deri në ora 04:00 në mëngjes.

Marketing

Masat e reja do të vlejnë deri më 18 maj 2021, përkatësisht deri ditën e martë. Gjatë ditës së hënë do të ketë propozim të ri në lidhje me masat kufizuese dhe nëse trendi është në rënie, pritet të hiqet ora policore.

Ndryshe, nga dita e djeshme objektet hotelerike punojnë në pjesën e hapur deri në ora 23:30.

Po ashtu dje u hapën edhe fitneset dhe u rrit numri i fëmijëve në çerdhe.

Marketing