RMV/ Sot pa orë policore,për masa eventuale shtrënguese vendoset nesër

Në seancën e 62-të të Qeverisë së RMV-së, që përfundoi pasdite, u vendos që deri nesër Komisioni për sëmundje ngjitëse të paraqet rekomandime, ashtu që të merren masa për parandalimin e shpejt të virusi korona, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut në konferencën për media theksoi se në lidhje me masat e reja, kufizimet shtesë, që vijnë si propozime nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, do të diskutohet nesër në qeveri. Ai rastet e reja të infektimeve i paraqet si rrjedhojë e tubimeve familjare më 23, 24 dhe 25 maj.

“Komisioni për sëmundje infektive tani më e ka dorëzuar propozimin deri tek Qeveria dhe gjatë seancës së nesërme do të diskutohet për kufizimin eventuale të lëvizjes”, deklaroi Filipçe.

Ai vlerësoi se mosrespektimi i masave është shkaktar për ardhjen e valës së re, duke e vlerësuar si mirë të kontrolluar valën e parë.

“Mosrespektimi i masave na solli deri në këtë valë. Analiza gjatë shtatë ditëve të fundit tregoi se ia dolëm që vatrat t’i mbajmë në kuadër të tërësive territoriale, gjegjësisht se nuk ka përhapje të konsiderueshme jashtë tyre. Njëra prej dilemave e cila është paraqitur është përhapja në komuna tjera në Shkup si Çair, Saraj, Gazi Babë dhe Butel dhe kjo është pritur, sepse Shkupi funksionon si një tërësi dhe pjesa e madhe e këtyre rasteve të reja në komuna tjera janë gjithashtu rezultat i tubimeve familjare nga periudha e njëjtë”, deklaroi Filipçe.

Ministri kërkoi që qytetarët të mësohen të respektojnë masat, duke vlerësuar se vetëm në atë mënyrë mund t’I jepet fund epidemisë.

Marketing