RMV/ Spitalet Kovid po i mbushin kapacitetet, mjekët: Gjendja është kritike, respektoni masat

Në vend që të jenë në vijën e parë të frontit në luftën me Covid 19, rreth 300 punonjës shëndetësorë janë infektuar me virusin Korona. Që nga fillimi I Pandemisë, 12 mjekë dhe infermierë, e humbën betejën me virusin.
Kjo shifër është shqetësuese thonë nga Oda e Mjekëve. Mosha mesatare e mjekëve është 58 vjeç e kjo do të thotë se ata bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara, por megjithatë ata janë më pranë virusit se gjithë të tjerët. Nga atje thonë se janë harxhuar të gjitha rezervat e personelit shëndetësor.
Mjekët janë të lodhur nga presioni  dhe stresi i vazhdueshëm, thonë nga Oda e Mjekëve. Gripi sezonal do të vështirësojë në mënyrë shtesë situatën me pandeminë. Sipas tyre nëse vazhdon ky trend i rritjes së shifrave Kovid, sistemi shëndetësor nuk do ta përballojë dot gjendjen.
U apelojnë qytetarëve të bëjnë kujdes e të respektojnë me rreptësi të gjitha masat që janë marë pikërisht për të shpëtuar jetën e qytetarëve. Gjendja është kritike, spitalet janë të stërmbushura deri pothuajse në të gjitha kapacitetet e tyre. Rreth 100 pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalet e vendit të cilat kanë adaptuar si reparte Covid, cdo kapacitet me më pak pacientë në këtë kohë.