RMV/ Të hënën fillon vaksinimi te fëmijët

Nga dita hënë fillon vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç. Sipas të dhënave nga sistemi “Termini im” 1623 fëmijë dhe të rinj kanë shfaqur tashmë interes për vaksinimin. Numri më i madh i fëmijëve dhe të rinjve të regjistruar është në Shkup, në poliklinikat “Bukuresht” – 376, “Jane Sandanski” – 267, “Çair” – 101 dhe “Bit Pazar” – 5. Vazhdon pa ndërprerë edhe vaksinimi i qytetarëve të rritur. Deri më tani janë vaksinuar 440 299 qytetarë dhe 259 894 janë rivaksinuar.

Marketing
Marketing