RMV, vendi më i kërkuar në Google lidhur me çmimin Oskar

Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të kërkuara në Google, lidhur me çmimet Oskar, pas nominimit të filmit “Honeyland” për këtë çmim.

Marketing

Kjo është konfirmuar nga “Google trends” në Twitter, në të cilën thonë se Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve më të kërkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut, vendi i filmit Honeyland të nominuar për çmimin Oskar, është vendi më i kërkuar në botë, lidhur me kërkimet për këtë çmim për momentin”, thuhet në postimin e Google Trends në Twitter.

Filmi dokumentar “Honeyland” është nominuar në dy kategori: për dokumentarin më të mirë dhe filmin më të mirë të huaj.

Kjo është hera e parë që një film nga Maqedonia të nominohet në dy kategori për çmimin Oskar.

Marketing