Robelli: Shaqiri futbollist i mirë, por budalla dhe analfabetë…?! (FOTO)

Gazetari Enver Robelli që jeton në Zvicër ka shkruar disa fjalë për futbollistin shqiptar të kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, duke e kritikuar për sjelljen e tij. Ai në një postim në facebook ka shkruar se Shaqiri duhet të sillet si i pjekur dhe jo së fëmijë, me gjestet që bën.

Marketing

“Xherdan Shaqiri serish tregoi se eshte futbollist i mire dhe budalla sa i perket sjelljes ne opinion. Ai mund te besoje ne cka te doje, por pershendetja e fansave te Zvicres me mesazh fetar mysliman („elhamdulillah“) tregon se ky nuk merr ere se cfare mesazhesh perçon, eshte thjeshte nje analfabet qe perjetim intelektual e ka muziken tallava dhe takimet me Shefqet Krasniqin. Duhet dikush t‘i thote se feja eshte e ndare nga sporti e politika ne Zvicer dhe ka ardhur koha te sillet si njeri i pjekur dhe jo si femije i paedukuar. Te marre shembull Valon Behramin! Kur keni vendosur te luani per Zvicer respektoni se paku disa rregulla minimale te miresjelljes.”, ka shkruar Robelli.

Shaqiri ishte protagonist i fitores së Zvicrës dhe njëri nga lojtarët më të çmuar të kampionatit botëror “Rusia 2018”, i cili dje vulosi fitoren e zviceranëve përballë serbëve në Kalingrad.