Robert Berisha thyen heshtjen: Me Tunën s’dua të takohem më kurrë, ajo ka probleme me të gjithë

Lajmet që Tuna dhe Nora nuk shkojnë me njëra-tjetrën, kanë kohë që qarkullojnë në media, por këtë pasdite, më në fund, këtë e konfirmoi edhe Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit. Dyshimet rilindën pas ditëlindjes së parë të Tianit, ku ra në sy mungesa e xhaxhait të tij, Robertit, por edhe Norës. Lajmet rinisën “pse mungoi Nora Istrefi?”

Përgjigjen pyetjes ia dha sot Roberti nga “Rudina”. Edhe pse u mundua ta justifikojë sërish mungesën e tij dhe të Norës në ditëlindjen e parë të Tianit, ai vendosi të flasë, më në fund. Pasi Rudina e pyeti nëse takohen me Tunën, Roberti mohoi, por me një përgjigje që nuk pritej:

“Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj. Me Tunën as nuk dua të takohem më” – tha Roberti prerë. Habisë së Rudinës dhe të gjithë publikut që e dëgjoi, Roberti i detyrohej një justifikim.

Sipas tij, Nora nuk ka pasur kurrë probleme me showbiz për të gjitha vitet e karrierës së saj. Ajo ka shkuar gjithmonë mirë me të gjithë në 15 vite karrierë dhe ka shumë fansa. Tuna, nga ana tjetër, ka probleme me të gjithë: “Tuna ka probleme me të gjithë, të gjithë janë gabim, vetëm ajo është në rregull… I kërkoj shumë falje Patrisit, por për të dhe për Tianin, edhe jetën e jap. Më vjen keq që i mungova në ditëlindjen e Tianit dhe po ashtu më vjen keq që do t’i mungoj në të gjitha ditëlindjet që do të vijnë…” – tha Roberti duke shtuar se do që pas këtij programi, të marrin fund një herë e mirë thashethemet. Ai, Patrisi dhe Tiani do të takohen gjithmonë, por Tuna nuk do të jetë. As Nora nëse është ajo….

evn