Roberti lë anash ankesat, shikojeni çfarë bën në karantinë

Roberti ka filluar t’i pranojë sfidat e shokëve në karantinë.

Marketing

Gjatë ditës së djeshme, qytetarët që erdhën nga Stambolli në aeroportin e Prishtinës, janë mbyllur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Mes tyre ishte edhe Robert Berisha, i cili fillimisht u ankua për kushtet që janë në konviktet e studentëve.

Këngëtari, gjatë mbrërmjes së sontme, ka publikuar disa video në Instagram, përmes së cilave pranonte sfidat që po qarkullojnë së fundi në rrjet si dhe nominonte miqtë e tij.

Ai sonte duket se i ka ‘harruar’ ankesat, por me anë të ‘challeng’ po e kalonte mbrëmjen në karantinë.

Për ndryshe, bashkë me Robertin në Qendrën e Studentëve është edhe menxheri i Taynës, Rinor Hykolli.

Marketing