Roberto Mancini rinovon deri në vitin 2026

16:35 | 17 Maj 2021

Marketing

Trajneri Roberto Mancini ka rinovuar kontratën me Kombëtaren e Italisë deri në vitin 2026.

Mancini nuk konsideroi asnjëherë largimin nga Italia, derisa tani ka vendosur të rinovojë kontratën, përcjellë lajmi.net.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano zbuloi se Mancini ka rinovuar me Italinë deri në vitin 2026.

“Roberto Mancini ka nënshkruar rinovim me Kombëtaren e Italisë deri në qershor të 2026. Ai gjithashtu do qëndrojë për Kupën e Botës “Katar 2020”, shkroi ai.

Ndërkohë, Italia me skuadrën momentale shihet si ndër favoritët për ta fituar Evropianin dhe Kupën e Botës./Lajmi.net/

Marketing