“Robotët brenda 15 vitesh do t’i zënë gjysmën e vendeve të punës”

Gjysmën e vendeve të punës do të marrë inteligjenca artificiale përbrenda 15 viteve, sipas njërit nga ekspertëve kryesorë teknologjik të Kinës.

Kai-Fu Lee, autor i librit më të shitur “Superfuqitë e Inteligjencës Artificiale: Kina dhe Rendi i Ri Botëror, i tha Daily Mail se bota e punësimit po përballet me një krizë të ngjashme si atyre të fermerëve gjatë revolucionit industrial.

“Njerëzit nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për efektin që inteligjenca artificiale do të ketë në punën e tyre”, tha ai.

Ai beson se është e domosdoshme t’i paralajmërojë njerëzit dhe t’u tregojë se si mund të fillojnë rikualifikimin, transmeton televizioni publik.

Për fat të mirë, ai mendon se inteligjenca artificiale është e fuqishme dhe e adoptueshme, por se nuk mund t’i kryejë të gjitha punët.

Lee beson se robotët nuk mund të krijojnë, konceptojnë apo të bëjnë planifikime strategjike komplekse, të ndërmarrin punë komplekse që kërkojnë koordinim të saktë.