Roboti i NASA-s më 2022 do të kërkojë ujë në Hënë

Agjensia hapësinore e SHBA-së NASA të premten njoftoi planet për të dërguar një robot në Hënë dhe për të gjetur depozita të ujit të ngrirë që mund të përdoren për astronautët për të pirë dhe për të furnizuar raketat në misionet e ardhshme.

Marketing

NASA zbuloi planet për një robot të madhësisë së karrocës, “Volatiles Investigating Polar Exploration Rover”, apo VIPER, për t’i hapur rrugë një “pranie të qëndrueshme, afatgjate në Hënë” dhe përfundimisht një misioni në Mars.

“Çelësi i të jetuarit në Hënë është uji, njëjtë si këtu në Tokë”, tha në një deklaratë Daniel Andrews, menaxher i projektit VIPER dhe drejtor i inxhinierisë në Qendrën Kërkimore Ames të NASA-s në Silicon Valley të Kalifornisë.

“Që nga konfirmimi i ujit-akull të hënës dhjetë vjet më parë, tani shtrohet pyetja nëse Hëna me të vërtetë mund të përmbajë sasinë e burimeve që na duhen për të jetuar jashtë botës. Ky mjet do të na ndihmojë të gjejmë përgjigjen e shumë pyetjeve që kemi në lidhje me vendin ku është uji dhe sa është sasia e saj që ne mund të përdorim”.

VIPER është vendosur të ulet në dhjetor 2022, ku do të kalojë rreth 100 ditë duke përshkuar disa milje të sipërfaqes hënore dhe duke bërë shpime dhe do të kalojë nëpër shkëmbinjtë për të gjetur depozitat e ujit, tha NASA.

Roboti do të mostrojë ujin e ngrirë në të njëjtin pol ku gruaja e parë dhe burri i ardhshëm janë paraparë të ulen në vitin 2024, si pjesë e skemës Artemis për t’i vendosur njerëzit përsëri në Hënë për herë të parë që nga vitet 1970, për të vendosur një bazë në Hënë dhe për të filluar misionin për në Mars.

“Është jashtëzakonisht emocionuese të kesh një mjet që shkon në një mjedis të ri dhe unik të polit jugor për të zbuluar se ku mund të gjejmë ujin”, tha Anthony Colaprete, një shkencëtar në VIPER.

“VIPER do të na tregojë se cilat vende kanë përqendrimet më të larta dhe sa thellë duhet të shkojmë nën sipërfaqe për arritur tek uji”, tha ai.

Marketing