Kanalin e La Manshit, një emigrant nga Eritrea, ka dashur ta kalonte me një barkë pa motor, të improvizuar me drunj,shishe plastike dhe vazo të zbrazëta që formonin strukturën kryesore.

Qëndrimi i 26-vjeçarit është vështirësuar, kur lundra e punuar dobët ka nisur të mbushej ujë dhe nuk kishte më fuqi të lëvizte, transmeton Telegrafi.

Atë e ka gjetur një njësit i rojve bregdetare holandeze, derisa në brigjet e Ijmuiden, në perëndim të Amsterdamit.

Në këtë formë, emigragnti ka dashur të arrinte nga Holanda në Britani të Madhe, duke rrezikuar jetën në masë të madhe.

Raportohet se gjendja tij shëndetësore është e mirë, ndërsa pamjet e barkës së improvizuar, janë shpërndarë për të treguar rrezikun e lartë.