Rojet e burgjeve kërkojnë paga si kolegët e tyre në MPB

Shtim të pikëve në llogaritjen e rrogës për zyrtarët e burgjeve me shkollë të mesme, përqindje të autorizimeve të rrezikut të punës, si dhe pensionimi me 30 apo në total 40 vite përvojë punë me 80% e viteve më të mira, janë disa nga dispozitat që Sindikata e Pavarur e Policisë së Burgjeve (SPPB) kërkojnë të jenë të përfshira në Propozim-ligjin e ri për zbatimin e sanksioneve.

Marketing

Kryetari i Sindikatës të Entit Ndëshkimor-përmirësues-Kumanovë, Ivo Jordanovski në konferencën e sotme për shtyp tha kërkesat e tyre janë asgjë më shumë të jenë të barabartë me kolegët nga MPB-ja.

“Më në fund të mbarojmë këtë që edhe ne të hyjmë në kategorinë e njerëzve më të hyra normale në këtë shtet. Deri më tash, policia e burgut ishte fundi i fundit, të pa definuar pa asnjë bazë. Ne jemi zyrtarë të autorizuar pa autorizim. Marrim rroga nga 14-15 denarë, me ndrime nate dhe orë shtesë, arrijmë deri në 20.000 denarë”, tha Jordanovski.

Ai tha se më 7 gusht kanë dërguar kërkesë zyrtare deri te Ministria e Drejtësisë, që të jenë të thirrur për rregullimin final të Ligjit për zbatimin e sanksioneve, dhe se ende presim përgjigje.

Kryetari i Policisë së Burgut dhe administratës Goran Risteski, tha se në nivel të Maqedonisë për llogaritje të gabuar të rrogës në të kaluarën kanë mbi 900 padi.
“Paditë janë marrë. Kemi vendime nga Strasburgu. Ata kanë të bëjnë me përllogaritje të gabueshme të punës në ndrrimin e natës, punë gjatë ditës, pushim javor, orë shtesë, bonus rrogë për 190 orë për një vit pune”, tha Risteski.