Roma-Juve pa fitues në “ Olimpico”

Roma dhe Juventus nuk e nxorrën dot një fitues mes tyre në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” që u mbyll 2-2.

Marketing

Sfida u zhbllokua nga një penallti pas gjysmë ore lojë, kur Veretout’ transformoi në gol penalltinë në favor të kryeqyteasve. por kampionët e Italisë barazuan në të njëjtën mënyrë me Ronaldon. Kur skuadrat përgatiteshin në pushim Veretout shënoi sërish për Romën pas nëj asisti nga Mkhitarian.

Në fraksionin e dytë, torinezët kërkuan me forcë barazimin por vetëm Kristiano Ronaldo arriti t’i shpëtonte me një kërcim gjigant me kokë që fiksoi barazimin 2-2. Për tu shënuar prova e mirë e shqiptarit Marash Kumbulla me fanelën e Romës, edhe pse u ndëshkua me karton të verdhë.

Juventus renditet në pozitën e katërt në tabelë me katër pikë, ndërsa Roma e trembëdhjeta me vetëm një pikë të fituar. Tabelës e kryeson Napoli me gjashtë pikë.

Marketing