Roma kërkon Shaqirin, vjen vendimi i fundit nga Klopp

Jurgen Klopp ka marrë një vendim në lidhje me interesimin e Romës për transferimin e Xherdan Shaqirit.Roma ka zbehur shanset për transferimin e Xherdan Shaqirit.

Marketing

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Liverpool nuk dëshiron ta shesë mesfushorin kosovar, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Roma ka shfaqur interesim për angazhimin e Shaqirit pas lëndimit të rëndë të mesfushorit Nicolo Zaniolo.

Mirëpo, menaxheri i “Reds”, Jurgen Klopp nuk dëshiron ta lejojë largimin e Shaqirit pasi e konsideron si opsion të rëndësishëm të ekipit për fazën vendimtare të sezonit.

Marketing