Roma rigjen formën, shënon fitoren e tretë radhazi

Roma regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur Empolin në transfertë me rezultatin 0-2 dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë me 14 pikë.

Marketing

Verdhekuqtë kontrolluan mirë takimin ndaj Empolit dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 36’ me anë të blerjes së verës, francezit Nzonzi.

Në minutën e 58’ Empoli humbi një mundësi të mirë për të rikthyer baraspeshën, pasi Caputo nuk dërgoi në rrjetë një penallti të akorduar nga arbitri, ndërsa 5 minuta nga fundi, Dzeko mbylli ndeshjen, duke shënuar edhe golin e dytë.

Kështu pas disa javësh në krizë, Roma merr 4 fitore radhazi, 3 në kampionat dhe një në Champions League, dhe duket se tashmë në skuadrën e Di Francescos është rikthyer qetësia.