Roma, tjetër fitore, Verdhekuqtë gjunjëzojnë Napolin 2-1

Roma e Fonsekës regjistron një tjetër fitore në kampionatin italian duke rritur akoma më shumë besimin që i mungonte në fillimin e sezonit.
Në Olimpico të Romës verdhekuqtë iu imponuan Napolit që nuk e kishte Ancelottin në pankinë të skualifikuar, me rezultatin 2-1 duke bindur me lojën e tyre. ajo mes Romës dhe napolit ishte një sfidë direkte për zonën Champions me verdhekuqtë që për momentin e shohin veten në vendin e tretë ndërkohë që Napoli zbret në të 7.

Marketing

Zaniolo me një gol fantastik i dha avantazhin Romës, ndërkohë që Veretout me penallti shënoi golin e dytë. Për t’u theksuar është se edhe kolarov pati shansin për të shënuar, por gaboi nga pika e bardhë. Napoli shënoi golin e vetëm me Milik, ndërkohë që pati edhe një shtyllë e një tramversë duke marrë një humbje që peshon shumë