Romelu Lukaku shkruan historinë në Europa League

Inter VS Sevilla do të jetë finalja e Europa League për sezonin 2019/20.

Marketing

Interi i Antonio Contes e ka shkatërruar Shakhtarin, duke e mposhtur 5-0 për t’u kualifikuar në finale të Europa League.

Në “Merkur Spiel-Arena” të skuadrës së Düsseldorfit, shkëlqeu Romelu Lukaku, përveç Lautaro Martinez, të cilët shënuan nga dy gola.

Për Lukakun është natë gëzimi e dyfishtë, në aspektin ekipor dhe atë personal.

Ai ka shkruar historinë në Europa League duke u bërë futbollisti i vetëm që shënon gol 10 ndeshje me radhë në këtë garë, thjesht është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierë.

Marketing