Rompej: Shpresoj BE-ja ta shpërblejë guximin politik të Maqedonisë së Veriut

Ish kryetari i Këshillit evropian dhe kryeministër i Belgjikës, Herman van Rompej sot nga Beogradi porositi se çelësi i prosperitetit nuk gjendet as në Pekin, as në Moskë, as në Ankara, por në Bruksel.

Marketing

Duke theksuar se çështja e Kosovës është kyçe në rrugën e Serbisë drejt eurointegrimeve, Van Rompej ka shprehur pritje se ky problem do të zgjidhet kur të kthehet besimi, siç ishte rasti me Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, kontesti për emrin është zgjidhur falë besimit dhe guximit të dy liderëve.

“Me të vërtetë shpresoj se BE-ja do ta shpërblejë guximin politik. Kur kemi mjaftë besim, është e mundur që të tejkalohen emocionet dhe momentet iracionale dhe të arrihet marrëveshje”, theksoi Van Rompej, i cili merr pjesë në një konferencë në Serbi.

Ai edhe theksoi se paqja do të arrihet kur të gjitha vendet e ish RSFJ-së do të bëhen pjesë e BE-së.

Marketing