Rona Nishliu feston ditëlindjen, kaq vjeç u bë ajo

Për Rona Nishliun data 25 gusht është shumë e veçantë.

Kjo ngase këngëtarja me këtë datë feston ditëlindjen, e që sot mbush plot 32 vjet jetë.

Marketing

Rona ka vite që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, por për këto vite numëron shumë suksese në karrierë.

Suksesi më i madh në karrierën e Ronës ka qenë pjesëmarrja në festivalin “Eurovision” në vitin 2012, ku me këngën “Suus”, zuri vendin e pestë në këtë garë.

Meqë nuk është aktive me këngë të reja, këngëtarja nuk jep as intervista për medie, megjithatë në këtë kohë po shijon në maksimum jetën larg muzikës.

Marketing