Ronaldo 2 – 2 Benzema, Portugali dhe Francë kualifikohen në raundin tjetër

Ka përfunduar super derbi mes Kombëtares së Portugalisë dhe Kombëtares së Francës.

Marketing

Dy Kombëtaret zhvilluan ndeshje mjaftë ofensivë me shumë aksione dhe fituesi nuk është ditur deri në fund.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave duke shënuar nga pika e bardhë, pas një faulli që i bëri Lloris Danilos (31′).

Rezultatin e barazoi Karim Benzema, që gjithashtu shënoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë (45+2).

Edhe në pjesën e dytë, dy Kombëtaret zhvilluan ndeshje mjaftë interesante.Një asistim i mrekullueshëm nga Paul Pogba, gjeti Benzeman që realizoi në mënyrë të bukur në portën e Patricios (47′).

Sidoqoftë, Kounde preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penallti, nga e cila nuk gaboi CR7 (60′).Këisoj, epilogu përfundimtar doli të jetë 2 – 2.

Franca largohet nga grupi si lider me pesë pikë, derisa Portugalia kualifikohet si pozitë e tretë me katër sosh