Ronaldo “baba” i Instagramit, arrinë 200 milionë ndjekës!

Futbollisti i njohur portugez Cristiano Ronaldo, padyshim se është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Marketing

Gjatë karrierës së tij profesionale ai ka kaluar nëpër klube të ndryshme, duke treguar gjithmonë formë të mirë dhe duke dëshmuar se është një “makineri” golash, shkruan Indeksonline.

Ai përkundër suksesit në fushën e blertë, është një personazh tejet i dashur, dhe një model për tu ndjekur, nga miliona fansa gjithandej nëpër botë.

Ronaldo së fundmi ka arritur 200 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, duke u bërë kështu personi i parë që e arrinë këtë shifër të ndjekësve.

Marketing