Ronaldo Nazario ka thënë se ai po e mendon rikthimin në futbollin profesionist.

Ronaldo (Fenomeni) tashmë është bërë president i skuadrës spanjolle, Valladolid, ku ka në pronësi 51 për qind të aksioneve.

Legjenda braziliane është i frustruar me klubin e tij, pasi janë shumë afër të bien nga liga.

Ronaldo ka thënë me shaka se ai po e mendon rikthimin në futboll, pasi klubi i tij nuk po mund të gjuaj as penaltitë.

“Unë nuk mund të kthehem tani. Tani jam president i klubit”, tha fillimisht legjenda braziliane.

“Ne patëm pesë penalti vetëm në këtë vit dhe i kemi humbur të gjitha. Po mendoj të rikthehem nga pensionimi dhe t’i gjuajë ato.”, ka shtuar më tej Ronaldo duke qeshur.