Ronaldo dhe Messi: Rekordet në gjuajtjen e penalltive

Lionel Messi e humbi një penallti në ndeshjen kundër Real Valladolidit, në kuadër të La Ligës. Megjithatë, argjentinasi ka një rekord mjaft të mirë për gjuajtjen e penalltive për Barcelonën.

Marketing

Por, sado i mirë që është rekordi i Messit në gjuajtjen e penalltive, kjo është një statistikë në të cilën ai është inferior ndaj rivalit të tij të vjetër, Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

Messi ka bërë të ditur se do të tentojë ta përmirësojë këtë aspekt të lojës së tij, pasi që e konsideron si pikët e tij më të dobët. Megjithatë, ai edhe tani është mjaft i saktë, duke i shënuar 68 nga gjithsej 90 penallti, apo 75.56 për qind.

Në anën tjetër, Ronaldo ka gjuajtur më shumë penallti se Messi dhe i ka humbur më pak se argjentinasi. Edhe pse nofka “Penaldo” i ka mbetur për të sugjeruar se golat e tij vijnë nga pika e penalltisë, portugezi mund ta ketë fituar këtë nofkë edhe për shkak të aftësisë së tij për t’u treguar i saktë nga 11-metërshi.