.“Ronaldo është transferimi më i madh i verës së fundit”

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, ka thënë se Juventusi ka bërë transferimin më të madh të kësaj vere, duke transferuar Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.

Marketing

Ish mbrojtësi i Torinos, do të ketë punë të vështirë përballë Ronaldos në sfidën e Ligës së Kampionëve, ku Manchester United luan në udhëtim te Juventusi.

“Cristiano ishte transferimi më i madh i verës”, ka thënë Darmian

“Ne të gjithë i dimë cilësitë e Cristianos, por ai nuk është i vetmi nga i cili duhet të kemi kujdes, për shkak se ata kanë shumë lojtarë të mirë”, ka shtuar ai.

Ndeshja e parë mes Manchester United dhe Juventus e zhvilluar në ‘Old Trafford’ dy javë më parë është fituar nga italianët me rezultat 0-1.