Ronaldo feston ditëlindjen, ja dhurata e Georginës

Sot, futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo feston 35-vjetorin e tij të lindjes dhe në këtë ditë speciale ka marrë plot urime nga miq, familjarë e fansa.

Marketing

Mirëpo, vëmendjen e mori surpriza speciale e partneres së tij, Georgina-s, e cila është munduar ta bëjë sa më të lumtur partnerin e saj.

Ajo i ka dhuruar futbollistit një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, ndërsa Ronaldo ka pozuar i buzëqeshur.
Krahas postimit në InstaStory, Georgina ka shkruar fjalët e ëmbla:
“Për 1000 vite të tjera krah teje, të duam babi”- shkruan ajo.

Marketing