Ronaldo flet pas barazimit kundër AC Milan, kërkon mbështetjen e tifozëve

Juventusi mbrëmë arriti që të dalë nga ndeshja kundër AC Milan me barazim pas një goli të shënuar nga Ronaldo në minutat e fundit të ndeshjes.

Marketing

AC Milan kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Rebic mirëpo Ronaldo u bë hero në këtë ndeshje pasi e shpëtoi Juventusin nga humbja.

Kurse tani Ronaldo ka bërë një postim përmes të cilit ka treguar që ishte një ndeshje me të vërtetë e vështirë.
“Lojë e vështirë, por ne qëndrojmë së bashku si skuadër dhe tani e kemi ndeshjen e dytë në shtëpi, me mbështetjen e tifozëve tanë, për të arritur në finalen e Coppa Italia!”, ka shkruar Ronaldo.

https://www.instagram.com/p/B8hoDVJAOzM/?utm_source=ig_embed