Ronaldo futet në histori të futbollit, lojtari i vetëm që fiton gjitha titujt në Angli, Francë, Spanjë

10:44 | 20 Maj 2021

Marketing

Cristiano Ronaldo ka fituar trofeun i cili po mungonte në koleksionin e tij, pikërisht atë të Kupës së Italisë.

Portugezi ka vendosur një rekord të ri absolut në botën e futbollit, duke fituar të gjitha titujt në Angli, Francë dhe Spanjë, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ka fituar gjithçka me klubin e Real Madrid dhe është në rrugën e duhur për ta bërë të njëjtën gjë me Juventusin.

36 vjeçari është duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe trofetë nuk po mungojnë në dollapin e tij, ku tani është shtuar edhe Kupa e Italisë në koleksion.

Ronaldo ka fituar 7 trofe në Angli me Manchester United, derisa ka fituar gjashtë trofe në Spanjë me Real Madrid.

Tani ka arritur që të fitojë gjithë trofetë edhe me Italinë, ku ka fituar 2 Scudetto, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa Italiane.

Ronaldo ka shënuar 33 gola këtë sezon, ku 29 prej tyre janë në Serie A./Lajmi.net/