Ronaldo i gatshëm për Ajax, Can në pikëpyetje

Duket se ‘makineria’ Cristiano Ronaldo, do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Ajax Amsterdam.
Skuadra e Juventus do të përballet me Ajaxin në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën çerekfinale.

Marketing

Mungesa e ‘zonjës së vjetër’ është Ronaldo, i cili nuk u paraqit në ndeshjen ndaj Milan, por duket se ai do të kthehet në kohë për ndeshjen me holandezët.

Portugezi mungoi në këto ndeshje pasi ka pasur probleme muskulore, por ai është parë të stërvitet normalisht me grupin.

Në anën tjetër, Emre Can është në dyshime të mëdha për këtë ndeshje, pasi duket se nuk do të arrijë të rikuperohet nga lëndimi.

Gjithashtu, për këtë ndeshje pritet të kthehet edhe Douglas Costa, por gjasat që ai të luajë nga minuta e parë janë të vogla.