Ronaldo i përgjigjet pyetjes nëse do të luante së bashku me Messin në një skuadër

Cristiano Ronaldos do t’i pëlqente ideja që një ditë të luajë me Lionel Messin në një skuadër.

Marketing

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, cilësohen si dy futbollistët më të mirë në histori të futbollit, ku së bashku numërojnë 10 trofe të Topit të Artë.

Por, asnjëherë gjatë këtyre viteve, ata nuk kanë luajtur një ndeshje së bashku.

“Patjetër që po, Messi dhe unë kemi bërë revolucion në futbollin modern, ai është lojtar i madh”, u përgjigj Ronaldo në pyetjen nëse do t’i pëlqente të luante në një skuadër me Messin.

“Por jam i sigurt se edhe ai do të luante me mua një ditë (qesh)”, ishin fjalët e Ronaldos sa i përket pyetjes rreth Messi.

Marketing