Ronaldo i qetë rreth të ardhmes së tij

Juventusi është duke punuar shumë për ta transferuar Cristiano Ronaldon, i cili aktualisht është në pushime duke pritur që të zgjidhet e ardhmja e tij.

Marketing

Problemet më të mëdha që duhet të zgjidhen janë ato mes Juventusit dhe Real Madridit, pasi klubi spanjoll dëshiron që ta bëjë publike dëshirën e Ronaldos për t’u larguar nga Bernabeu.

Ronaldo është duke i kaluar pushimet në Greqi në një hotel luksoz në Costa Navarino. Pasi Portugalia nuk arriti të vazhdojë më tutje në Kampionatin Botëror, pas eliminimit nga Uruguai.

Ai ka publikuar disa fotografi në Instagramin e tij zyrtar, ku shihet i relaksuar dhe i qetë pas tërë spekulimeve që janë duke u bërë për të këto ditët e fundit. /Gaztea Express/

 

Marketing