Ronaldo – mrekullia që i ndodhi Portugalisë: Statistikat para dhe pas CR7 sikur flasin për dy kombëtare të ndryshme

Cristiano Ronaldo është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Marketing

Ylli portugez ka bërë një karrierë fantastike deri më tani, dhe nuk ka ndalur akoma. Ai tregon formë të lartë edhe këtë sezon.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ishte i padiskutueshëm me skuadrat e tij, si Man Utd, Real Madrid, por edhe Juventus, e në fillim edhe Sporting Lisbona.
Por, punë të mirë ai bëri edhe me Kombëtaren e Portugalisë, të cilën sikur e transformoi.

Para se Ronaldao të debutonte me Portugalinë, kjo kombëtaer numëronte vetëm tri kualifikime për Kupën e Botës, dhe tri kualifikime për Euro, duke mos fituar asnjë trofe, përcjell lajmi.net.

Pasi CR7 debutoi, gjithçka ndryshoi për Portugalinë. Ata janë kthyer në një prej kombëtareve solide në botën e futbollit.
Ata janë kualifikuar 4 herë për Kupën e Botës dhe 4 herë të tjera për Kampionatin Evropian. Gjithashtu, ata kanë fituar 2 trofe.

Ronaldo – mrekullia që i ndodhi Portugalisë. Lojtari që bëri diferencën dhe ndryshimin e madh tek kombëtarja iberike.

Marketing