Ronaldo mund të thyej një rekord historik në futboll

Cristiano Ronaldo ka shënuar dje golin numër 759 në karrierë duke barazuar me legjendën Josef Bican.

Marketing

Ish sulmuesi i Salvia Pragës, Josef Bican, mbante rekordin me më së shumti gola në histori, gjithsej 759 gola, por ky rekord tanimë është barazuar nga Cristiano Ronaldo ditën e djeshme dhe në fakt mund të tejkalohet.

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Sassuolos, super ylli portugez shënoi golin e 15-të personal këtë sezon në minutën e 92-të dhe i barazoi shifrat me legjendën çeke, Josef Bican me 759 gola.

Tani, Ronaldo ka 759 gola në 1037 paraqitje për klubin dhe vendin.

Në fakt, ai mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori, duke llogaritur golat zyrtarë, pasi që dihet se Santos pretendon që legjenda braziliane, Pelle, kishte më shumë, por kjo teori nuk mund të provohet tërësisht.

Lajmi.net ju sjell listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, me Ronaldon që tanimë kryeson, dhe mund të bëhet më i miri.

Kjo listë përbëhet nga 10 lojtarë, në listë është edhe Lionel Messi që me formën e treguar duket se nuk do jetë larg portugezit edhe për shumë kohë./Lajmi.net/

10. Arthur Friedenreich – 554 gola

9. Ferenc Deak – 558 gola

8. Eusebio – 615 gola

7. Ferenc Puskas – 706 gola

6. Gerd Muller – 720 gola

5. Romario – 734 gola

4. Lionel Messi – 746 gola

3. Pele – 757 gola

1 – Josef Bican – 759 gola.

1 – Cristiano Ronaldo – 759 gola

Marketing