Një detaj nga konferenca e mbrëmshme për media e Ronaldos nuk ka kaluar pa u vërejtur.

Cristiano Ronaldo pati një orë super të shtrenjtë në konferencën e tij për shtyp, e cila duket se është prodhuar nga marka Jacob&CO Caviar Tourbillion.

Orën, që kushton rreth 2 milionë euro, Ronaldo e tregoi me mburrje gjatë konferencës, duke u siguruar që të gjitha kamerat ta kapnin atë, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Juventusit, që u kthye në shtëpinë e tij të dikurshme për t’u përballur me ish-klubin Manchester United, e shfaqi me mburrje orën e cila duket se është punuar me 424 gurë diamanti.

Paraqitja me mburrje e pasurisë së tij në një konferencë shtypi para ndeshjes me Manchester United, vjen disa javë pas akuzave për dhunim që kanë ardhur në drejtim të tij.

 

Artikulli paraprakGodet me sende të forta djalin, arrestohet 54 vjeçari
Artikulli tjetërBolt: Unitedi do ta mposhtë Juventusin