Cristiano Ronaldo është buzë largimit nga Real Madridi, por portugezi nuk dëshiron të ikën i vetëm.

Don Balon raporton se Ronaldo shpreson se Marcelo do t’i bashkohet atij për ta braktisur Real Madridin për gjigantin italian, Juventusin.

Superylli portugez është gjithnjë e më pranë kalimin në Juventus për 100 milionë euro dhe tani dëshiron që edhe miku dhe bashkëlojtari, Marcelo, t’i bashkohet në Torino.

Raportohet se Ronaldo tashmë e ka diskutuar me trajnerin e Juves, Massimiliano Allegri, idenë për të bërë ofertë për mbrojtësin brazilian.