Cristiano Ronaldo pozitiv në COVID-19

Cristiano Ronaldo është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila ka deklaruar se testi i Ronaldos ka rezultuar pozitiv.

Marketing

Federata sqaron se ylli portugez është asimptomatik, ndërsa është vendosur në izolim. Ronaldo ka rezultuar pozitiv gjatë testeve që u janë bërë lojtarëve gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë, e cila do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tashmë, Ronaldo do të mungojë të paktën në takimin e kësaj fundjave për Juventusin në Serie A.

Marketing