Ronaldo pranë rekordit historik

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, mund të bëhet lojtari i parë në histori që shënon të paktën 50 gola në Premierligë, La Liga dhe Seria A, kur ‘Zonja e Vjetër’ përballet me Sassuolon nesër (e mërkurë).

Marketing

Legjenda portugeze është në prag të arritjes të një suksesi historik, pasi aktualisht në Serie numëron 49 gola.

Sportmediaset raporton se Ronaldo gjithë këto gola i ka shënuar në vetëm 59 ndeshje, dhe mund të bëhet lojtari që më së shpejti ka arritur të shënojë 50 gola në Serie A.

Ronaldo ia doli të shënonte 50 gola në 70 ndeshje në futbollin italian, duke mbetur pas Andry Shevchenkon, të cilit iu deshen 69 ndeshje.

35 vjeçari i cili te Juventus u transferua në korrik të vitit 2018, shënoi 84 gola në Premierligë me Manchester United dhe 311 gola në La Liga gjatë kohës së tij te Real Madrid.

Marketing