Ronaldo shënon golin numër 50 me Juventus – vazhdon ecurinë e mrekullueshme

Vitet po ecin, por Cristiano Ronaldo nuk po ngadalëson.
Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka dhënë një tjetër paraqitje spektakolare sot kundër Fiorentinës.

Marketing

Ronaldo ka gjetur dy herë rrugën e golit, duke u treguar dy herë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Dy golat e portugezit i siguruan tri pikët Juventus, por kjo nuk ishte e arritura e vetme e tij.

Ronaldo ka arritur të regjistrojë golin numër 50 me fanellën e Juventus, duke vazhduar ecurinë fenomenale në vitin kalendarik 2020.

Shifrën e 50 golave, CR7 e ka arritur në vetëm 70 ndeshje të luajtura me ‘Zonjën e vjetër’.

Marketing