Ronaldo shënon ndaj Cagliari, vendos rekord në futbollin evropian

Cristiano Ronaldo e ka nisur vitin e ri kalendarik me një rekord.Ylli portugez ka gjetur rrugën e golit në ndeshjen që Juventus po e luan aktualisht kundër Cagliari.

Marketing

Ronaldo tundi rrjetën e Cagliari në minutën e 49’, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.

Me këtë gol, Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i parë në top pesë ligat evropiane qqë shënon në secilin nga 18 vitet e fundit (2003 – 2020).

Ky rekord është për t’u duartrokitur, kurse goli i shënuar sot tregon se portugezi synon të mbajë ritmin edhe këtë vit.

Marketing