Cristiano Ronaldo ka thyer tjetër rekord.

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka vendosur një rekord të ri te skuadra e Juventus.

Cristiano ka shënuar edhe golin e dytë në përballjen kundër Lyon, gol ky që ishte i 36-ti këtë sezon me ‘Zonjën e vjetër’.

Ky gol ka barazuar rekordin për më së shumti gola të një lojtari me fanellën e Juve, brenda një sezoni.

Rekordi mbahej për 95 vite, derisa CR7 vendosi të luante me fanellën e ‘Biankoneri’.