Është fjala për njërën ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit Ronela Hajatin, e cila sapo u bë pjesë e trendit të të gjithë vipa-ve “ask me a question”.

Në mesin e pyetjeve të para, njëra ishte edhe ajo e tipit që pyeste për moshën dhe datëlindjen e Ronelës, por kjo e fundit çuditërisht fshehi vitet e mbushura, shkruan Kosovarja.

Kjo mbase është zgjedhje e gjithsecilit, por një mos përgjigje nga ana e Ronelës nuk pritej, duke u bazuar në karakterin e saj pa komplekse të cilin e shfaqi që në paraqitjet e para publike e në intervista. Gjithsesi, mbetet në zgjedhjen e këngëtares, për të treguar vitet apo jo.