Rooney nuk e ka në plan pensionimin

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney është i gatshëm të bëjë një rikthim në futbollin anglez, me anglezin që nuk ka në plan të pensionohet së shpejti.

Marketing

Golashënuesi më i mirë anglez gjatë gjithë kohës ka qenë duke punuar me Rams te Derby që kur kontrata e tij me D.C. United përfundoi.

Ai duhet të presë deri në janar para se të kthehet në fushë, përcjell lajmi.net.

34-vjeçari i tha Sky Sports: “Unë nënshkrova gjatë verës, por tani kam qenë për disa javë duke u stërvitur dhe jam gati të luaj. Po e pres me padurim”.

“Ndjej se trupi im është akoma gati për të luajtur, ndihem mirë. Për sa kohë që ndiej se mund të përfitoj nga ekipi, atëherë do të luaj”.

“Ndjej se mund të shtoj cilësi në ekip, përvojë. Ndjehem se ka shumë që mund të ofroj”.

Marketing