Rooney nuk mendon për pensionimin, kthehet në futbollin anglez

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Marketing

Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave tek United, i cili mban këtë rekord edhe me Anglinë, po përgatitet që të kthehet në futbollin anglez.

Rooney është duke u përgatitur që të kthehet në Championship, tek skuadra e Derby County.

Që kur kontrata e tij me DC United ka skaduar ,lojtari ka punuar në prapaskenë për marrëveshje me Derby, të cilën tashmë e ka arritur.

Ai duhet të pres deri në janar, para se të kthehet në fushën e blertë.