Rot: Nevojitet solidariteti i BE-së t’ju ndihmojmë të përballeni me pasojat e pandemisë

Nevojitet solidaritet i BE-së. Shpresoj se ne në BE do të kemi sukses t’i ndihmojmë vendit tuaj që pasojat për ekonominë nga pandemia sa është e mundur më shpejtë t’i kaloni, tha ministri shtetëror gjerman për Evropë Mihael Rot nga Berlini në konferencën e sotme virtuale me kolegun e tij në Shkup, shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Marketing

“Ky është obligim nga ana e BE-së, për stabilitet dhe përmirësim të Ballkanit Perëndimor. IPA është një ndër instrumentet për këtë. Për momentin negociojmë në BE për kornizën e ardhshme financiare të BE-së. Është shumë me rëndësi që BE-ja të japë mjete përkatëse në dispozicion për gjendjen ekonomike dhe sociale në Maqedoninë e Veriut sa është e mundur më shumë, para së gjithash përmes Procesit të Berlinit. Tani në fokus është kujdesi dhe pasojat nga koronavirusi.

Ajo nuk e vë vetëm rajonin në test, por edhe mbarë botën. Kjo që po ndodh në Evropë do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik. Për këtë shpresoj se ne në BE do të kemi sukses, ndërsa në këtë rast vendit tuaj t’i ndihmojmë që pasojat për ekonominë nga pandemia sa është e mundur më shpejt t’i tejkalojë. Kuptohet se solidariteti është i nevojshëm, tha Roti në pyetjen e gazetarëve nëse Gjermania parashikon ndihmë për Maqedoninë e Veriut përmes BE-së dhe nëse ekziston një mekanizëm i tillë.

Marketing