Ardhmëria e Maqedonisë është në NATO dhe BE dhe ky nuk është vetëm mendimi im, por edhe i institucioneve evropiane, si dhe i të gjitha 28 vendeve-anëtare, dhe unë kam dëshirë ta shoh Maqedoninë, në anën time në Evropë, sa më shpejt, sepse, stabiliteti, paqja, prosperiteti dhe demokracia e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme. Por, duhet të jetë e qartë se pa marrëveshje për kontestin për emrin, nuk shoh shans që ju të hyni në NATO dhe në BE.

Këtë e porosit ministri shtetëror për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot, sot në debatin “Perspektivat rinore për integrimin e Maqedonisë në BE” të organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert dhe CIVIL – Qendra për liri”.

“Prandaj ne duhet t’i realizojmë premtimet tona dhe Maqedonia duhet t’i realizojë premtimet e veta. ky nuk është obligim vetëm i Qeverisë, por edhe i aktorëve politik, për ta ndërmarrë përgjegjësinë për tërë vendin! Politika nuk është lojë! Prandaj, ju jeni aq të rëndësishëm, sepse ju do ta ndërtoni ardhmërinë e vendit tuaj. Ju jeni të nevojshëm për ne. Prandaj ju inkurajoj të qëndroni dhe të luftoni për të drejtat tuaja, ta ngrini zërin tuaj”, tha mes të tjerash, ministri Rot i cili është për vizitë dyditore në Maqedoni.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov theksoi se Maqedonia ka humbur një gjeneratë në pritje dhe kur flitet për patriotizëm, ajo është, siç thotë, përkushtim i përhershëm, e jo nacionalizëm i zbrazët dhe egoist. Kërkon guxim dhe përgjegjësi për t’u përballur me pengesat dhe të shndërroni në mundësi që do t’i lirojë potencialet e të rinjve në shoqëri.

“Për cilindo ministër në Maqedoni, puna më e lehtë është t’i lërë problemet nën qilim lidhur me problemin për emrin me Greqinë. Mund të ankohemi se sa bota është jokorrekte, e padrejtë, por duhet të përballemi me realitetin me problemet dhe me vetëbesim për të ardhur deri tek zgjidhja”, porositi Dimitrov.

Theksoi se jetojmë në një rajon i cili ende përballet me çështje dhe pasiguri dhe prandaj thotë, është shumë me rëndësi për të ardhmen e Maqedonisë që të përfshihet në NATO, që të mos pyetemi më çfarë probleme dhe brenga do të kemi pesë vjet ose dhjetë vjet që nga tani.

“Është shumë me rëndësi të hipim në këtë tren se Evropa kalon nëpër tranzicion personal. Nuk kemi kohë për të humbur, nuk e dimë nëse do të ketë një tren tjetër dhe prandaj nuk guxojmë ta lëshojmë këtë. Natyrisht se nuk do të lulëzojnë menjëherë lule, do të duhet shumë punë, lot, por shansi më i mirë që vendi ynë të bëhet demokraci evropiane me arsim të mirë, politikanë përgjegjës, me media të lira, me gjykatës të pavarur është të hipim në këtë tren. Kjo është esenca e reformave për eurointegrim. Ky është shansi i fundit që gjeneratës time t’i ofrojë fillim të përshtatshëm të fillimit të ardhshëm dhe ne këtë do ta bëjmë sepse është më e madhe se politika sot. Kemi shans, puna ime si ministër i Punëve të Jashtme është që deri në qershorin e ardhshëm t’i turpërojmë secilën nga 28 vendet-anëtare të BE-së nëse nuk e mbështesin fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë”.