Roth: Debati për Maqedoninë “zhgënjyes”

Ministri gjerman i Evropës Mihail Roth i irrituar doli nga takimi i Këshillit të BE-së në Luksemburg dhe i tha gazetarëve se debati për Maqedoninë ka qenë “shumë zhgënjyes”, por refuzoi të thotë pse.

Marketing

Nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje, njoftoi raportuesi i MIA-s nga Luksemburgu.

Roth para takimit të sotëm të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, deklaroi se Berlini është i gatshëm të japë dritë jeshilepër fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë

“Qeveria gjermane është e gatshme t’i mbështesë Maqedoninë dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt BE-së. Jemi të gatshëm të japim dritë të gjelbër dhe do të doja t’i inkurajoj edhe miqtë tanë në Holandë dhe Francë të na bashkëngjiten”, tha Roth.

Në pyetjen se nëse pret që kjo të ndodhë sot, Roth thotë se nuk është tejet i sigurt, por që shpreson se do të ndodhë dhe se është optimist me rezervë.

Marketing